Lagjia e Trimave në Kumanovë, banorët marrin paratë e kompenzimit të dëmeve

26.07.2015 14:10

Pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara gjatë përleshjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e trimave Kumanovë, gjatë fundjavës edhe zyrtarisht në llogaritë e familjeve, janë derdhur mjetet financiare në formë kompenzimi për dëmet e shkaktuara...

Këtë na e konfirmuan edhe vetë banorët e Lagjes së Trimave.

Në lagje tashmë po punohet intensivisht në rindërtimine shtëpive të të tyre, në tërë lagjen mund të vërehe mjete edhe makina të ndërtimtarisë që dëshmon për intensitetin e punimeve.

Banorët e Lagjes së trimave shpresojnë se deri në fund të vitit do të përfundojnë me rindërtimin e shtëpive dhe kthimin në vatrat e tyre. (Nexhat Aqifi, TVM2)