Zjarr në hotelin më luksoz në Las Vegas, 2 të lënduar, evakuohen qindra turistë

26.07.2015 14:17

Një zjarr ka përfshirë hotelin më luksoz në Las Vegas...

2 të lënduar dhe qindra turistë u detyruan të largohen ndërkohë që flakët përfshinë tarracën e ndërtesës.

Zjarri nisi në katin e 14 ku ndodhej pishina dhe u përhap menjëherë dukë lënë në flakë objektet dhe pemët përreth.

Shtëllunga zjarri u panë në qiell teksa pushuesit u evakuan dhe 100 forca zjarrëfikësish nxituan për në vendngjarje.

Njëri prej personave të prekur nga flakët u çua menjëherë në spital ndërkohë që i demtuari tjetër me më pak plagë u largua nga hoteli. Zjarrëfikësit arritën ta shuanin shtëllungën e zjarrit 30 minuta mbasi mbërritën.

“Pati dëmtime vetëm te disa dritareve dhe shumë dëmtime të vogla në gjithë ndertesën. Zjarri ishte i përqendruar në zonën e pishinës dhe pushuesit u evakuan për shkak të masës së madhe të tymitthanë autoritetet. Megjithatë ata nuk japin ndonjë  informacion të saktë nëse u evakuan të gjithë personat në hotel apo vetëm një pjesë e tij. Njerëzit nuk u lanë të hynin në kazino deri vonë dhe  Bulevardi i Las Vegas-it ishte i mbyllur në të dyja drejtimet dhe automjetet nuk mund të lëviznën nga shëtitorja Avenue per në rrugën Flamingo. Hoteli luksoz që u pushtua nga flakët renditej nga Gogbot në 2013 si hoteli më i mirë në botë. Ai ka 2995 dhoma”.