Shkupi përkujton 1000 viktimat dhe shkatërrimin
Shkupi sot me aktivitete të shumta ka përkujtuar 52-vjetorin e tërmetit katastrofal të 26 korrikut të vitit 1963 në të cilin jetën e humbën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë...

Përkujtimi filloi me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel, para përmendores së viktimave të tërmetit. Sot u zhvillua edhe aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, aksion ky i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.
Në Muzeun e Qytetit të Shkupit u mbajtën më shumë manifestyime përkujtimore të ditës kryeqendra jonë përjetoi shktërrimin pothuajse të tërësishëm por edhe solidaritetin më pas nga e gjithë bota që e rindërtuan Shkupin e shkatërruar.
Tërmeti në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën 5 e 43 minuta.
