PPD përkrah pastrimin e listës zgjedhore
Partia për Prosporitet Demokratik mendon se pastrimi i listave zgjedhore është një ide e shkëlqyer që i jep hapësirë edhe partive të vogla...

“Partia për Prosperitet Demokratik e përkrah nismën e OSBE-së dhe OJQ-ve “Civil” dhe “Most” për fillimin e aktiviteteve për krijimin e atmosferës dhe mekanizmave për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në prill të vitit 2016.
PPD ndan mendimin me OJQ-të se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike dhe në atmosferë të besimit reciprok poqese nuk hartohet listë e re zgjedhore dhe e pastruar nga të gjitha mangësitë që kanë qenë me vite të pranishme në listat e deritashme zgjedhore.
PPD konsideron se ndërhyrjet e deritashme partiake në krijimin e listave zgjedhore ku edhe të vdekurit kanë qenë pjese e sistemit zgjedhor ka krijuar absurd zgjedhor çudi për Ballkanin ku numerikisht del se tërë popullata pa marrur parasyshë të drejtën e moshës ka të drejtë votimi.
PPD gjithashtu konsideron se Komisioni zgjedhor republikan bartë përpegjësitë e tija për manipulimet partiake zgjedhore dhe si i tillë duhet të shpërbëhet dhe të krijohet një Komsion zgjedhor republikan prej ekspertëve dhe njerëzve pa anim politi.”, thuhet në kumtesën e PPD-së.
