VRASJA E ASANIT

Zijadin Sela kërkon ndriçimin e rastit

26.07.2015 15:02

Kreu i Lëvizjes për Reforma Zijadin Sela, ka kërkuar organet kompetente që urgjentisht ta ndriçojnë rastin e vrasjes së zv drejtorit të drejtorisë për të hyra publike, Argëtim Asani...

"Vrasja në Strugë në kulmin e sezonit turistik dhe pikërisht në mes të qytetit nuk do ta rrezikojë sigurinë e pushuesve dhe vizitorëve, e as të vetë struganëve", ka deklaruar kryetari i Strugës Zijadin Sela, menjëherë pas incidentit, duke mos dashur të spekulojë për motivet e vrasjes.

Autori i vrasjes është Abdulla Kupa, vëllai i ish shoferit të kreut të Strugës, Uran Kupës i cili u vra në rethana ende misterioze kohë më parë.

Pista e hakmarrjes është edhe  pista kryesore në të cilë është përqëndruar policia. Policia ka  ngritur  kallëzim penal ndaj 23 vjeçarit  nga Veleshta, i cili me  armë zjarri ka shtënë 14 plumba duke privuar nga jeta Asanin. 

Pas inspektimit në vendngjarje dhe pas ndërmarrjes së masave tjera, zyrtarët policor kanë kontrolluar shtëpinë e tani më të denoncuarit dhe në oborrin e shtëpisë është gjetur makina e llojit “golf’ me targa të Strugës.

Në bagazhin e makinë është gjetur arma me të cilën është kryer vepra, markë “XC” pa plumba. Arma është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup. (Rejhane Bushi - Metaj, TVM2)