Grupet e punës, nesër takimi me Piter Van Hojt

26.07.2015 15:30

Nesër pritet takimi i radhës i grupeve të punës së 4 partive më të mëdha politike në vend ku pritet të marrë pjesë edhe eksperti belg Piter Van Hojt...

Ky takim ka të bëjë me Kodin Zgjedhor apo më saktë me ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe krijimin e listës së re zgjedhore si dhe votimin e diasporës.

Kjo ishte edhe marrëveshja e takimit të parë të grupit të ekspertëve ku përfaqësuesit e partive dëgjuan vërejtjet dhe sygjerimet e eskeprtëve të OSBE -DHIR-it dhe nesër duhet të dalin me propozimet e tyre konkrete.

Nesër pritet të diskutohet edhe  ndryshimi i përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor si dhe regjistrimi aktiv i votuesve me shenja biometrike gishtash.

Sa i përket votimit të diasporës BDI nesër do të kërkojë anulimin e tërësishëm të tij ndërkohë që për LSDM-në është i pranueshëm opsioni që deputetët e diasporës të marrin mandat vetëm nëse grumbullojnë 80% të votave të nevojshme për zgjedhjen e një deputeti në Maqedoni, për të balancuar vlefshmërinë e votës brenda dhe jashtë vendit.