Nesër takohet grupi i parë i punës

Kadriu: Prioritet t’i jepet pastrimit të listës zgjedhore

26.07.2015 15:44

Kodi zgjedhor, nesër do të shtrohet për debat në takimin e parë të grupit të punës i formuar për jetësimin e detyrimeve të dala nga dy dhe pesëmbëdhjetë qershori...

Me ndërmjteësim të ekspertit belg Piter Van Hovit, katër përfaqësuesit e partive politike do të negociojnë për ndryshime të ligjit të zgjedhjeve, pastrimit të listës zgjedhore dhe votimit të diasporës. 

Analisti i çështjeve juridike Osman Kadriu thotë se palët fillimisht do të duhet të meren vesh për modalitetin e pastrimit të listës zgjedhore nga votuesit fiktiv.

“Pa marrë parasysh modalitetin i cili do të zbatohet, është e udhës dhe është moment i fundit që ne si Maqedoni të vijmë te numri i saktë i elektoratit zgjedhor. Numri i deritashëm i elektoratit zgjedhor mbi 1 milion e 700 mijë është apsurd, është non sens për një shtet i cili përafërsisht numëron 2 milion banorë ndërsa 1 milion e 700 mijë të jetë trupi zgjedhor, prandaj kjo patjetër duhet të pastrohet dhe të vihet te numri i saktë“ – tha analisti juridik, Osman Kadriu.

Temë e diksutimit të nesërm do të jetë edhe përbërja e komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Kadriu sugjeron që nga bisedimet të dilet me shkrirje të gjashtë njësive zgjedhore në një. Kështu do të përfitonin partitë e vogla por edhe shipqtarët.

“Në qoftëse Maqedonia është një njësi zgjedhore, shqiptarët si popullatë në Maqedoni dhe si elektorat do të kenë shanse, do të kenë gjasa objective që të fitojnë një numër më të madh të mandateve se sa që i ka pasur deri tash në të gjitha mandatet, përbërjet e parlamentit duke filluar ngi viti 1990“ - tha analisti juridik, Osman Kadriu.

Nga BDI kanë paralajmëruar se do të kërkojnë që dipasora të votojë në Maqedoni. Arsye për një kërkesë të tillë është jo barazia e numrit të votave në përzgjedhjen e deputetëve të diasporës me ato të vendit.

Përvojat flasin se një deputet në vend zgjidhej me 7-8 mijë vota ndërsa deputeti i dipasorës me 1 mijë vota. 

Edhe RDK kërkon anulimin e votimit në diasporë sipas modelit aktual. Katër partitë politike gjatë verës do të duhet të formojnë gjithsej 10 grupe pune të cilët do të punojnë në realzimin e marrëveshjes që i dha fund krizës politike. (Meral Ismaili, TVM2)