“Monstra”, familjarët e të dënuarve: LSDM na mashtroi, nuk besojmë as tek prokurori special
Familjarët e të dënuarve: LSDM na mashtroi, po luan me ndjenjat tona, nuk besojmë as tek prokurori special..

Deklarimi i zëdhënsit të LSDM-së Petre Shilegov se publikimi i “bombave” për Monstrën nuk do të ndryshonte asgjë, nxiti reagime te familjarët e të dënuarve të cilët e cilësuar këtë veprim të LSDM-së si lojë.
Bedri Ajdari njëri nga familjarët e të dënuarve thotë se publikimi I materialeve ndoshta nuk do të sillte ndryshim në politikë por do të ndriçonte fatin e gjashtë personave të dënuar përjetësisht. Ai madje i është kundërpërgjigjur Shilegovit edhe në profilin e tij në “facebook”.
“Ndoshta për politikën nuk do të kishte ndryshime, është e qartë por për drejtësi, për fatin e familjarëve tonë, për fatin e familjarëve të viktimës do të kishte ndryshim dhe bindje tjera. Kjo gjë nuk u bë. E shfrytëzuan edhe këtë kartë. Unë ja bëra edhe një koment në statusin e tij, le tu shërbejë për nder nëse e keni, mirpo dyshoj se keni nder, sepse kjo nuk ndodhi dhe I thash se keni lënë një model për të ardhmen dmth ata që do të na përfaqsojnë neve ndonjëherë ndoshta ndonjë politikan më i devotshëm për të mirën e shqiptarëve le të kujtohen mirë se si luhet me politikë” – tha Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve.
Ajdari thotë se tanimë nuk besojnë as në transparencën e prokurorit special i cili do të merej me audioxhirimet.
“Një presje dikujt ja ka marrë kokën apo e ka shpëtuar nga litari, vetëm një presje. E nëse mungon vetëm një presje apo një fjalim I tërë atëherë si do të ketë mundësi të ketë transparencë. Ne duhej ta dinim materialin që pastaj të themi se këtu është transparent, këtu nuk është transparent. Ku e dijmë tani për tani se çka ëhstë transparnte e çka jo” – deklaroi, Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve.
Familjarët e të dënuarve për rastin Monstra më kot nga LSDM disa herë kanë kërkuar publikisht por edhe me shkrim që ti njoftojë me bisedat e përgjuara. Nga fillimi i bombave lideri i LSDM-së Zoran Zaev premtoi se do të bëjë publike audioxhirimet. Deklarimet e tij ndryshuan varësisht nga zhvillimet politike duke i lënë enigmë bisedat për opinion. (Meral Ismaili, TVM2)
