Botë

Davutogllu: Turqia nuk do të dëgrojë forca tokësore në Siri

27.07.2015 09:25

Turqia nuk ka plane për dërgimin forcave tokësore për opracione në Siri, por ka marrëveshje me SHBA-në për mbështetje ajrore...

Turqia nuk ka plane për dërgimin  forcave tokësore për opracione në Siri, por ka marrëveshje me SHBA-në për mbështetje ajrore për opozitën e matur siriane e cila lufton kundër Shtetit islamik, deklaroi kryeminsitri Ahmet Davutogllu.
 
"Moment i rëndësishëm është ofrimi i mbështetjes nga ajri për Armatën e lirë siriane dhe për forcat e tjera të matura të opozitës siriane të cilët janë kundër SHI-së. Nëse ne nuk dërgojmë forca tokësore në Siri, atëherë ato forca të cilat veprojnë si forca tokësore së bashku me ne kanë nevojë për mbrojtje", theksoi Davutogllu në brifing me mediumet.
 
Davutogllu shtoi se partia kurde siriane Lidhja demokratike mund të ketë vend në Sirinë e re nëse nuk e pengon Turqinë dhe bashkëpunon me forcat opozitare. Ajo parti është e lidhur me PKK-në.
 
Aeroplanë ushtarak turq dje sërish bombarduan kampe të PKK-së në malet e Irakut verior./mia