Botë
Afganistan: Më shumë se 10 policë iu dorëzuan talebanëve
27.07.2015 09:31
Talebanët kanë ndërmarrë një stacion policor në veri të Afganistanit pasi iu dorëzuan më shumë se 100 policë lokal...

Kjo është një goditje e rëndë për autoritetet afgane të cilët nga dhjetori i vitit të kaluar janë pa mbështetje nga forcat e NATO-s të cilët e kanë braktisur vendin.
"Më shumë se 100 policë tre ditë kanë luftuar nga baza kundër talebanëve dhe kanë pasur armë dhe municion çpër të luftuar edhe tre muaj. Por ata pas negociatave me talebanët janë dorëzuar dhe tërë armatimi dhe pajisja janë në duart e kryengritësve", deklaroi një administrator i policisë.
Zëvendësguvernatori i provincës Badakshan në të cilën gjendet kjo bazë e policisë deklaroi se dorëzimi i bazës është "akt i tradhtisë së madhe për çka do të kryhet hetim". Sipas talebanëve, policët janë lënë të lirë me kusht që të mos iu bashkëngjiten sërish forcave shtetërore./mia
