Botë
Forcat turke granatuan një fshat nën kontrollin e kurdëve sirianë
27.07.2015 09:46
Tanke turke granatuan një fshat në pjesën veriore të Sirisë i cili është nën kontroll të kurdëve sirianë, kumtoi Qendra siriane për të drejta të njeriut. Granatimi është kryer mbrëmë...

Është shtënë ndaj fshatit Zor Maghar në provincën Alepo në kufi me Turqinë.
Armat turke mbrëmë ndërmori serinë e tretë të goditjeve nga ajri ndaj bazave të PKK-së në Irakun verior. Cak i sulmeve ishte kampi i PKK-së në rajonin e Hakurkut që shfrytëzohet si bazë logjistike për trajnim, kumtoi Miliet.
Gazeta thkson se kjo është një nër bazat strategjike të PKK-së në Irkaun verior. Gjatë ditëve të kaluara, siç lajmërojnë mediumet tuke, janë vrarë mbi 50 anëtarë udhëheqës të asaj organizate terroriste, dhe mbi 100 janë plagosur./mia
