Maqedoni
Në "Alo doktor" 1.125 thirrje për shtatë ditë
27.07.2015 09:52
Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar janë paraqitur 1.125 qytetarë...

Nga Shtëpia shëndetësore Shkup informojnë se nga 15 shtatori i vitit të kaluar gjegjësisht prej kur filloi të punojë linja telefoniken 02/15 123 e deri më tani, kanë pasur 44.320 thirrje.
Linja është e disponueshme çdo ditë 24 orë me qëllim të mundësojë konsultim të drejtpërdrejtë mjekësore në momentin e paraqitjes së çfarë do simptoma të prishjes së shëndetit.
Njëzetë e dy doktorë janë në diospozicion për këshilla mjekësore ndërsa thirrje janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
Të gjithë këtyre personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Ako doktor" u është dhënë ndihmë e nevojshme mjekësore përmes këshillave mjekësore dhe terapisë së duhur simptomatike. Thirrjet në javën e fundit janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për kokëdhembje, virozë me bark, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje simplomatologjike.
Për shkak të temperaturave të larta shumë shpesh lajmërohen qytetarët për këshilla dhe rekomandime lidhur me motin e ngrohtë, mbrojtje nga dielli dhe këshilla rreth terapisë për sëmundje kronike./mia
