Botë
Korriku muaji më i ngrohtë në historinë e Austrisë
27.07.2015 11:19
Korriku i këtij viti mund të hyjë në analet historike të Austrisë si muaji më i ngrohtë, deklaroi klimatologu Aleksander Orlik...

Korriku i këtij viti mund të hyjë në analet historike të Austrisë si muaji më i ngrohtë, deklaroi klimatologu Aleksander Orlik nga Enti qendror për meteorologji dhe gjeodinamikë (ZAMG).
Deri tani korriku është për 3,5 gradë Celsius më i ngrohtë se kurdoqoftë.
Austria ka të dhëna për motin prej vitit 1767.
Orlik thekson se gjysma e parë e vitit, shikuar globalisht, është më e ngrohta në histori, ndërsa në Austri në gjashtë muajt e parë, temperatura është për një gradë më e lartë nga ajo mesatare./mia
