Ekonomi
Lirohen derivatet e naftës
27.07.2015 12:33
Çmimi i benzinës prej sonte në mesnatë do të ulet për një denar, nërsa i dizelit dh vajit ekstra të lehtë për amvisëri për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 70,50 denarë për litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 72,50 denarë për litër. Një litër i EURODIZEL (D- E V) do të shitet pë 53 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 41,50 denarë.
Për 0,672 denarë ulet çmimi i mazutit M-1 NS një litër nga i cili energjens do të kushtojë 25,691 denarë.
Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në pajtim me Metodologjinë për ormimin e çmimeve, ulen mesatarisht për 1,37 për qind.
KRRE e solli vendimin për ndryshim të çmimit të derivateve të naftës në bazë të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursit të denarit në raport me dollarin gjatë 14 itëve të fundit./mia
