Botë
Shtatë të vdekur gjatë një këmbim zjarri në stacionin policor në Indi
27.07.2015 12:53
India sot i përforcoi masat e sigurisë në kufirin me Pakistanin, pasi që sulmues të armatosur kanë hyrë në stacionin policor në qytetin Dinanagar...

India sot i përforcoi masat e sigurisë në kufirin me Pakistanin, pasi që sulmues të armatosur kanë hyrë në stacionin policor në qytetin Dinanagar, rreth 20 kilometra nga kufiri, ndërsa në këmbim zjarrin jetën e kanë humbur të paktën shtatë persona.
Policia njoftoi se në incident janë vrarë dy policë dhe katër civilë, ndërsa gjatë rrethimit gjashtë persona janë lënduar.
Zëdhënësi i qeverisë së shtetit verior indian Penxhab, Harçaran Bajans deklaroi se dy nga të vdekurit janë militantë, por nuk është bërë e ditur se nëse pesë të tjerët janë policë.
Mehskuj, të veshur në uniforma ushtarake, janë fshehur në kazermat e rrehtinës në qarkun Gurdaspur. Në incizimet televizive kanë mundur të dëgjohen të shtëna kur forcat e sigurisë e kanë rrethuar stacionin policor./mia
