Jemen, hyn në fuqi armëpushimi humanitar
Raportohet se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka thënë sot se do të ndërpresë sulmet ajrore mbi rebelët huthi...

Raportohet se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka thënë sot se do të ndërpresë sulmet ajrore mbi rebelët huthi dhe aleatët e tyre në Jemen për të respektuar armëpushimin humanitar, i cili ka hyrë në fuqi.
Koalicioni i cili sulmon caqet e rebelëve ka thënë se për 5 ditë do të vëzhgojë armëpushimin, ku do të lejohet shpërndarja e ndihmës humanitare për civilët.
Ky njoftim vjen pasi sulmet ajrore goditën provincën Taiz, ku u vranë të paktën 80 persona, në mesin e tyre edhe civilë. Më shumë se 80 për qind e popullsisë 25 milionëshe të Jemenit ka nevojë për një lloj ndihme.
Një armëpushim i arritur nga Kombet e Bashkuara dështoi në fillim të këtij muaji.
