Botë
Nxitje të tensionit, Irani akuzon Bahrejnin
27.07.2015 13:35
Irani ka akuzuar Bahrejnin se po përpiqet të krijojë “një klimë të tensionuar” në Gjirin Persik, duke bërë akuza të pabaza ndaj Teheranit...

Bahejni, shtet sunitë, ka njoftuar më 25 korrik se ka arrestuar dy burrat të cilët po akuzohen se kanë kontrabanduar armë nga Irani, i dominuar nga shiitët.
Më 26 korrik, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mariez Afkham, i ka quajtur këto pretendime si “të pabaza”.
Javën e kaluar, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se marrëveshja bërthamore e arritur me fuqitë botërore nuk do të ndryshojë mbështetjen për qeveritë në Siri dhe Irak, apo mbështetjen për “njerëzit e shtypur” në Jemen dhe Bahrejn dhe palestinezët.
