Botë

Republikanet e pakënaqur: marrëveshja e Iranit nuk bën

27.07.2015 13:38

Kandidati për president nga Partia Republikane, Mike Huckabee, ka kritikuar marrëveshjen bërthamore të Iranit...

Përmes një postimi në Twitter, më 26 korrik, ish-guvernatori i Arkansas ka thënë se marrëveshja “është marshim i izraelitëve drejt furrës”, një referencë kjo për kampet e vdekjes të nazistëve.
 
Huckabee fillimisht ka bërë një krahasim të tillë gjatë një interviste më 25 korrik, teksa ka kritikuar presidentin, Barack Obama, për rolin e tij në marrëveshjen e arritur në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore. 
 
Kryetarja e Komitetit Kombëtarë të Demokratëve, Debbie Wasserman Schultz, i ka bërë thirrje Huckabee “të kërkojë falje ndaj komunitetit hebrenj dhe amerikanëve për këto komente të papërgjegjshme”. 
 
Shumë republikanë kanë kritikuar ashpër marrëveshjen bërthamore të arritur më 14 korrik, e cila synon të frenojë programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare kundër Teheranit.