Sot takohet grupi i parë i punës
Lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend sot takohet grupi i parë i punës...

Kodi zgjedhor, ndryshimet në ligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, lista e re zgjedhore, përbërja e KSHZ-së dhe votimi diasporës janë temat që duhet t’i diskutojnë sot grupet e punës të formuara nga 4 nënshkruesit e marrëveshjes së Përzhinos.
Paraprakisht pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike nga ana e 4 liderëve politik me ndërmjetësim të komisarit, Joahnes Han, u mbajt edhe një takim me përfaqësues të KSHZ-së, partive politike, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare në selinë e OSBE-së, e cila kishte natyrën e njoftimit të përfaqësuesve me përmbajtjen e marrëveshjes së 15 korrikut, e cila duhet të implementohet deri në fund.
