Maqedoni

Është gjuajtur mbi një automjet në Çento

27.07.2015 13:51

Një person i panjohur pardje mbrëma ka gjuajtur disa plumba nga arma zjarri mbi automjetin e B.I (24) nga fshati Stajkovc..

Një person i panjohur pardje mbrëma ka gjuajtur disa plumba nga arma zjarri mbi automjetin e B.I (24) nga fshati Stajkovc i cili  ka pritur në semafor në udhëkryqin mes rrugëve "Metodi Andonov Çento" dhe "Maxhari".
 
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 22  me ç'rast plumbat kanë përfunduar në automjetin e B.I.
 
Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.