Maqedoni

Për tre ditë janë dhënë 1.853 vërtetime për pranim të së drejtës për azil

27.07.2015 14:17

Për tre ditë, 1.853 emigrantë kanë marrë vërtetime të cilët e kanë treguar qëllimin e parashtrimit të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë, kumtoi MPB-ja...

Nga 19 qershori deri sot në mëngjes u janë dhënë vërtetime gjithsej 20.605 shtetasve të huaj, prej të cilave 15.038 janë të gjinisë mashkullore, 2.729 janë të gjinisë femërore, 2.647 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si edhe 191 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas evidencës së MPB-së, 15.290 vërtetime u janë dhënë shtetasve të Sirisë, më pas nga Afganistani 1.543, Iraku 1.172, nga Pakistani 676, Somalia 456,  Palestina 396, Kongo 277, Kameruni 124, ndërsa të tjerët janë në numër të vogël.
 
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve e deri më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 41 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë, me ç'rast 31 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, për azil për ta 10 për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa të shtetasve nga Maroku, Algjeria dhe Iraku (njëra prej kërkesave është për fëmijë) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
 
Në IP Qendra për pranim e azilkërkuesve në regjistrin ditor të azilkërkuesve sot janë evidentuar gjithsej 22 kërkues të azilit, prej të cilëve 13 janë burra, dy gra dhe shtatë persona minoren.
 
Nga azilkërkuesit e pranishëm në Qendrën e pranimit, dy azilkërkues janë persona minoren pa shoqërinë e kujdestarit, përderisa kërkuese të azilit shtatzëna si dhe persona me lëndime nuk janë regjistruar, informojnë nga MPB-ja./mia