Maqedoni
Janë paraburgosur dy serbë dhe një boshnjak për vjedhje në Ohër
27.07.2015 14:24
SPB Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër D.L. (38) shtetas boshnjak dhe V.R. (65) dhe R.S. (51) shtetas serb, për shkak të dyshimit të kryerjes së dy veprave penale "vjedhje"...

Më 22.07.2015 në periudhën nga ora 00:30 deri në 03:00 në Ohër në rrugën "Petar Çeulev" në hotelin "Di Anglo" të denoncuarit kanë kryer dy vjedhje në dhoma të shtetasve finlandez dhe amerikan, me ç'rast kanë marrë mjete devizore, denarë, telefona celular, kamera dhe mjete tjera me çka kanë fituar pronësi të paligjshme prej rreth 47.000 denarëve.
Të denoncuarve u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditëve./mia
