Maqedoni

Një vjedhës i drunjve ka sulmuar një roje e pyjeve

27.07.2015 14:36

Policia parashtroi kallëzim penal kundër Z.R.(34) nga Krusheva për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor për "Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare"...

Z.R. më datën 21 të këtij muaji paradite rreth orës 11 ka kryer  transport ilegal të rreth 0,30 metra në kub drunj të gjelbër  ahu për ngrohje me kalë në fshatin Vërboec, para vendit të oborrit të M.D., pa poseduar dokumentacion adkeuat.
 
Madje është vlërejtur nga rojtari i pyjeve, i punsuar në NEP "Lila" Krushevë, ia ka bërë me dije se po bën kundërvajtje sipas Ligjit për pyje dhe se do t'i dorëzojë kallëzim adekuat. Z.R. pastaj, fillimisht ka filluar ta ofendojë personin zyrtar, ndërsa pastaj me dorezën e vjetër të sëpatës që e ka pasur në dorë e ka goditur në pjesën e shpinës.
 
Rojtari e ka larguar të denoncuarin nga vetja me ç'rats Z.R. e ka braktisur vendin e ngjarjes.