Meksika fituese e Gold Cup
Meksika për të 10-tën herë në histori fiton trofeun Gold Cup. Skuadra e drejtuar nga Miguel Herrera mposhti me rezultatin 3-1 Xhamajkën...

Meksika për të 10-tën herë në histori fiton trofeun Gold Cup. Skuadra e drejtuar nga Miguel Herrera mposhti me rezultatin 3-1 Xhamajkën në finalen e zhvilluar në Philadelphia duke u ringjitur në majën më të lartë të futbollit amerikano-verior atij qëndror dhe zonës së Karaibeve.
Ishte Xhamajka që e nisi disi më mirë sfidën por kombëtarja Tricolor me kalimin e minutave arriti të impononte ritmin e saj.
Në minutën e 31-të Meksika kaloi në avantazh me Andres Guardadon, ky i fundit përfitoi nga një krosim perfekt i Paul Aguilar dhe me një goditje fluturimthi la të shtangur portierin e Xhamajkës Thompson.
Formacioni i drejtuar nga trajneri gjerman Schafer që në gjysmëfinale kishte bërë surprizën e madhe duke eliminuar organizatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk kishte forcën e mjaftueshme të përballonte Meksikën dhe vetëm pak caste nga fillimi i pjesës së dytë Jesus Corona realizoi edhe golin e epërsisë së dyfishtë për ekipin e Miguel Herreras.
Për të vulosur suksesin e meksikanëve në Gold Cup mendoi sulmuesi Oribe Peralta që në minutën e 61-të i coi shifrat në 3-0. Xhamajka arriti të realizonte golin e nderit me Mattocks 10 minuta përpara fundit por vetëm kaq pasi vërshëllima përfundimatare e arbitrit sanksionoi fitoren 3-1 të Meksikës dhe suksesin e 10 në 52 vjet histori të Gold Cup për kombëtaren Tricolor.
