Futboll
Zyrtare: Bunjamin Shabani te Renova
27.07.2015 14:49
Dita e parë e javës ka nisur me këmbë të mbarë për Renovën...

Drejtuesit e klubit të futbollit nga Xhepcishti, të hënën në mesditë, kanë firmosur një kontratë njëvjecare me mesfushorin kumanovar, Bunjamin Shabani, i cili është kthyer sërish në kampionatin vendor, pas një sezoni të kaluar te Partizani i Tiranës.
Shabani është prezantuar para mediave, ndërsa është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e një klubi serioz si Renova, për të cilën ka refuzuar oferta edhe më të mira financiare nga klube të Superligës së Shqipërisë.
“Po kthehem pas një viti përsëri në kampionatin e Maqedonisë dhe atë me insistimin e kryesisë së Renovës. Jam i kënaqur me kushtet që mi ofruan. I premtoj që do të jap maksimumin dhe të arrijmë objektivin që e ka klubi”, deklaroi Shabani, gjatë prezantimit.
