Maqedoni
Temperatura tropikale në Maqedoni, këtë javë temperatura deri në 42 gradë celsius
27.07.2015 15:43
Temperatura tropikale mbretërojnë në Maqedoni. Prej ditës së neserme i tërë vendi përseri do të jetë i kapluar nga një valë e re e të nxehtit...

Temperaturat gjatë kësaj jave priten të jenë edhe më të larta se sa në dy javët e fundit.
Për ditën e merkur dhe të enjte në Shkup sinoptikanët paralajmërojnë temperatura me mbi 39 gradë celsiusis, ndërsa përgjatë luginës së Varadarit dhe në pjesët juglindore të vendit temperaturat do të arrijnë deri më 42 gradë celsius.
“Deri të premten në tërë Maqedoninë do të kemi mot të nxehtë. Rrezet ultravjollcë do të jenë shumë të larta me UV indek 9. Temperaturat e ditës në shumë pjesë të vendit do të jenë mbi 35 gradë celsisus, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit temperaturat pritet të tejkalojnë deri më 40 gradë celsius, gjëgjësisht 42 gradë celsius priten të regjistrohen në pjesët juglindore të vendit. Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte temperaturat ditore do të arrijnë në 39 gradë celsius me UV indeks 9”- deklaroi sinoptikania, Lena Jovanovska.
Ndikimi i masës së ngrohtë dhe të thatë të ajrit nga jugu do të shkaktojë rritje të mëtutjesjme të temperaturave të ditës edhe gjatë javës së ardhshme, thonë sinoptikanët.
Për ditën e premte dhe të shtunë meterologët paralajmërojnë në disa pjesë të vendit freskim të vogël, me vranësira mesatare, me erë të dobët dhe me rreshje të përkohëshme të shiut. Për shkak të motit të ngrohtë është vendosur edhe kufizim i lëvizjes në pyjet në periudhën prej orës 7 të megjesit deri në orën 17 të pasdites.
REXHEP QAMILI
