Reali shumë i fuqishëm për Interin
Real Madrid ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të International Champions Cup...

Pasi mposhti Manchester Citytn, Reali triumfoi kundër skuadrës së Interit me rezultat prej 3:0.
Ishte një aksion mirë i organizuar nga skuadra e Rafael Benitez, kur Jese Rodriguez shënoi në minutën e 29-të për të kaluar skuadrën e Realit në epërsi ndaj Interit.
Megjithëse dyja skuadrat patën raste për shënim, pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të madridlenëve.
Në pjesën e dytë, Los Blanos realizuan edhe dy gola. Fillimisht realizoi qendër mbrojtësi francez, Rafael Varane, i cili ngriti epërsinë e ekipit të tij në dy gola në minutën e 56-të të takimit.
Kur pritej të përfundonte ndeshja, në skenë doli sulmuesi kolumbian, James Rodriguez, i cili realizoi golin e tretë për Realin në minutën e 88-të të ballafaqimit.
Edhe pse skuadra italiane u mundua të shënoi golin e parë në vazhdim, kjo miqësore përfundoi me rezultat prej 3:0 për nënkampionin spanjoll, Realin.
