Afganistan, masakër në mes të dasmës, 20 viktima

27.07.2015 17:22

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri që është verifikuar gjatë zhvillimit të një dasme në provincën e Baglanit, në veri të Afganistanit...

Shumica e viktimave raportohet të jenë mysafirë të dasmës, të cilët variojnë nga mosha 14 deri në 60 vjeç.

Të shtënat filluan pasi i afërmi i një zyrtari policie mbeti i vrarë, tha një oficer i lartë i forcave të sigurisë.

Sipas burimit, rreth 400 persona ishin mbledhur për të marrë pjesë në dasmë, ku po martohej djali i një mullahu. Mes tyre ndodheshin edhe dy grupe që prej kohësh jetonin në armiqësi.

Provinca e Baglanit vuan nga dhuna e talebanëve, si dhe nga trazirat të lidhura me konfliktet lokale mes fiseve si dhe mes bandave të ndryshme kriminale.