Ministria e Shëndetësisë: Rekonstruohet Spitali i Kumanovës
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar furnizimin me pajisje të re dhe rekonstruimin e Spitalit të Kumanovës...

Për këtë projekt do të investohen rreth 40 milionë denarë, me çka pritet ngritje e dukshme e nivelit të cilësisë në këtë institucion publik shëndetësor ku gravitojnë mbi 200 mijë banorë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Projekti ideor tanimë është përgatitur ndërsa po punohet në projektin fillestarë.
“Në vijim e sipër është përpunimi i projektit fillestar për ndërtimin e Qendrës së re Urgjente në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë. Theksoj se tanimë është ndërtuar projekti ideor për Qendër të re Urgjente. Objekti do të përbëhet nga përdhesa dhe një kat me sipërfaqe rreth 600 m2, ndërsa do të ndërtohet pranë vendit ku ndodhen ambulancat ekzistuese urgjente në repartin internist, kështu që këto objekte do të ndërlidhen dhe do të merret një tërësi e Qendrës Urgjente”- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Projekti po ashtu parasheh që në Qendrën Urgjente të ketë diagnostikim komplet edhe për gjendje kirurgjike dhe interniste urgjente, ku do të vendoset edhe aparati rentgen dhe aparati për tomografi kompjuterike.
Qendra e re Urgjente Kirurgjikale do të përmbajë: ambulancë urgjente kirurgjikale, dhomë për spital ditor, ambulancë ortopedike, ambulancë anesteziologjike dhe hapësira tjera.
Për këtë qëllim do të investohen 20 mijë e 20 milionë denarë, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit 2016. Ndërsa 20 milion denarë do të shpenzohen për furnizim të spitalit me aparaturë të re, për çka tanimë është shpallur tender. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
