Meksikë, gjenden 60 varre masive, nxirren 128 kufoma
Të paktën 60 varre masive janë zbuluar në jug të Meksikës, në kërkimet për trupat e 43 studentëve të vrarë shtatorin e kaluar...

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në shtetin Gerrero ka bërë të ditur se trupat e pajetë të të paktën 129 personave janë nxjerrë nga këto varre.
Sipas të dhënave, nga 129 trupat e gjetur në varret masive, 112 janë trupa meshkujsh, 20 femrash dhe të tjerët ende të pacaktuar. Numri i varrezave të gjetura në periudhën tetor-maj mund të jetë edhe më i madh. Megjithatë, duket se asnjë nga këto raste të ketë lidhje me zhdukjen e studentëve në lokalitetin Iguala.
Studentët nga një kolegj i shtetit Gerrero kishin udhëtuar për në Iguala për të marrë pjesë në një protestë. Autoritetet thonë se ata u ndaluan nga policia dhe iu dorëzuan një bande kriminale, e cila i ekzekutoi dhe më pas i dogji trupat e tyre. Mbetjet trupore të një studenti u gjetën në një kontejner mbeturinash, ndërkohë që familjarët e 42 të tjerëve shpresojnë se fëmijët e tyre janë ende gjallë.
