Emigrantët, Kotevski: Pas ndryshimeve ligjore, në Maqedoni arritën 20.000 emigrantë

27.07.2015 18:29

Pas ndryshimeve në Ligjin për azil, mbi 20.000 emigrantë kanë hyrë në Maqedoni...

Por, nga Ministria e Punëve të Brendshme përjashtojnë mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive. U është dhënë ndihmë mjekësore mbi 265 emigrantëve.

Pjesa më e madhe e tyre janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli, deklaroi Ivo Kotevski, ndihmësministër i Punëve të Brendshme.

Ai sqaroi se institucionet marrin masa preventive duke dezinfektuar vagonët e trenave apo automjetet e transportit publik.

Në Maqedoni për çdo ditë arrijnë rreth 500 deri në 600 emigrantë, të cilët nëpërmjet Serbisë kalojnë në vendet e BE-së.

Siç ka njoftuar Policia serbe, një emigrant afgan është vrarë sot ndërsa dy janë plagosur si pasojë e një përleshjeje mes dy grupeve.