Demarkacioni i kufirit Kosovë- Mali i Zi, Haradinaj publikon hartat ushtarake të vitit 1963
Në Kosovë një nga çështjet aktuale është demarkacioni i vijës kufitare me Malin e Zi...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze dhe duhet të trajtohet profesionalisht dhe në bazë të fakteve.
Ai bën të ditur se sot, në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme në këtë temë shtetërore, ka pritur një ekip profesorësh me eksperiencë shumë-dekadëshe në këtë fushë studimi. Kosova ka të drejtë plotësisht në argumentet shkencore për vijën kufitare të vitit 1974, thotë Haradinaj.
Ai ka prezantuar hartën zyrtare ushtarake të vitit 1963, që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, mes Republikave të atëhershme të ish-Jugosllavisë, në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974.
“Kjo është situata reale e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Për këtë temë, që është e rëndësisë nacionale, do të diskutojmë këtë të mërkure me disa nga ekspertet më të njohur të fushës, njohës të rrethanave në terren, anëtarë të Komisionit të Demarkacionit dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës”- ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

