Botë

Terroristët kanë shkatërruar një pjesë të gazsjellësit në Turqinë lindore

28.07.2015 09:15

Një pjesë e gazsjellësit në qarkun Agra, në Turqinë lindore ishte cak i një sulmit terrorist, lajmëruan mediat turke...

Sipas Ministrisë turke të Energjetikës dhe Resurse Natyrore, është bërë sabotim  ndaj gazsjellësit  në rreth 15 kilometra nga kufiri me Iranin.
 
Është shkaktuar zjarr i madh i cili në kohë është shuar. Bartja e gazit nëpër sistem  është ndërprerë, shtohet në raportet e mediave në Turqi./mia