Botë

Tërmet i fuqishëm e tronditi provincën indoneziane Papua

28.07.2015 09:19

Një tërmet me intensitet prej shtatë ballësh sipas shkallës së Rihterit e goditi provincën indoneziane Papua, kumtoi Instituti gjeofizik amerikan...

Epiqendra ka qenë në thellësi prej 52 kilometra nën sipërfaqen e tokës, rreth 250 kilometra  në perëndim të qytetit Xhapura.
 
Një djalë rezulton si i zhdukur pasi që ka rënë  në lum si pasojë e dridhjes, ndërsa autoritetet lokale njoftuan se janë rrënuar ose shkatërruar katër shtëpi, një kishë dhe dy ndërtesa në qytetin Memberamo, në afërsi të epiqendrës.
 
"Problemet me komunikimin në pjesët malore dhe vendbanimet e largëta  nuk u lejojnë autoriteteve që ta vlerësojnë situatën", ka deklaruar zëdhënësi i shërbimit për luftë me katrastrofat natyrore./mia