Botë

NATO do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të Turqisë

28.07.2015 10:27

NATO sot me kërkesë të Turqisë, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për situatën në Siri...

Turqia kërkonte mbledhje duke iu referuar katër pikave nga Karta e Atlantikut që aktivizohet kur ndonjë anëtare paraqet se është errezikuar.
 
Ankaraja për këtë hap vendosi pasi që aviacioni ushtarak filloi me goditje ajrore ndaj caqeve të Shtetit Islamik dhe kryengritësve kurdë  në Sirinë fqinje. Në kumtesën e NATO-s thuhet se Aleanca "shumë me kujdes do t'i ndjekë ngjarjet dhe do të jetë solidare me Turqinë"./mia