Maqedoni

Gjenden të vdekur dy shtetas turq në lagjen Kozle të Shkupit

28.07.2015 12:08

Nje grua dhe djali i saj, shtetas turq, mëngjeisn e sotëm në orën 05:30 janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Kozle të Shkupit, konfirmuan nga SPB-Shkup...

Shtetasit turq kanë pasur lëndime në kokë, me siguri nga armë zjarri.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes po kryejnë policia dhe prokurori publik.

Zëdhënësi I MPB-së Ivo Kotevski ka thënë se detaje me te hollesishme per rastin do të jepen brenda dites së sotme, pasi të kryhet ekspertiza nga organet e hetuesisë.