Botë
Djali i Gadafit dhe tetë bashkëpunëtorë të ish diktatorit janë dënuar me vdekje
28.07.2015 12:19
Gjykata libiane e dënoi me vdekje Seif al Islam Gadafin, si dhe tetë bashkëpunëtorë të afërt të ish presidentit libian Moamer Gadafi...

Gjykata ka mbajtur seancë në Tripoli ku në pushtet janë koalicioni i milicëve, prej të cilëve një pjesë janë islamistë.
Mes të dënuarve me vdekje janë kryeministri i fundit nga koha e Gadafit, Bagdadi al Mahmudi dhe ish shefi i zbulimit Abdulla al Sensui. Ato janë dënuar për rolin në represionet e përgjakura gjatë rebelimit, me të cilin ishte rrëzuar nga pushteti Gadafi në vitin 2011./mia
