Maqedoni

Një fëmijë dhjetëvjeçar e ka humbur jetën nga një plumb rikoshet në lagjen e Gostivarit "Fazaner"

28.07.2015 12:31

Një fëmijë i moshës dhjetëvjeçare nga lagjja e Gostivarit "Fazanerija" e ka vdekur në klinikat e Shkupit nga plagët e marra me siguri nga një plumb rikoshet...

Sipas njohurive të para, ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15:00, kur në afërsi të xhamisë lokale fëmija kishte dalë me dy të tjerë. Për një moment fëmija ishte ankuar për dhimbje në pjesën e pasme të kokës prej ku edhe ishte gjakosur, pas çka ishte rrëzuar pa vetëdije.
 
Urgjentisht prindërit e kanë dërguar në spitalin e Gostivarit dhe pastaj në qendrën emergjente "Nënë Tereza" në Shkup. Vonë në mbrëmje fëmija ka ndërruar jetë.
 
Nga MPB-ja konfirmuan se te ta është paraqitur rasti, por tani për tani nuk ka konfirmime zyrtare për identitetin dhe arsyet për vdekjen e fëmijës./mia