Sot prokuroria fillon marrjen e deklaratave
Sot prokuroria fillon marrjen e deklaratave nga të arrestuarit në rastin e Kumanovës dhe me këtë formalisht do të fillojë procesi gjyqësor...

Sot prokuroria fillon marrjen e deklaratave nga të arrestuarit në rastin e Kumanovës dhe me këtë formalisht do të fillojë procesi gjyqësor kundër të arrestuarve në “konfliktin e Kumanovës”.
Marrja e deklaratave nga ana e prokurores do të fillojë te të arrestuarit në burgun e Shutkës, kurse më pas do të vazhdojë edhe në burgun e Prilepit dhe Manastirit.
Avokatët janë ankuar pasi prokuroria deri tani nuk u ka afruar asnjë detal lidhur me përmbajtjen e aktakuzës me arsyetim se pa i grumbulluar deklaratat e të arrestuarve.
Për mbrojtjen e të arrestuar në Kumanovës, do të angazhohen ekspertë të më shumë sferave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Angazhimi i tyre do të bëhet përmes Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, paralajmëron kryetari i kësaj Akademie, Skënder Kodra Ai ka qëndruar disa ditë në Maqedoni, ku është takuar me avokatin mbrojtës Naser Raufi dhe avokatë tjerë të angazhuar në këtë rast, duke diskutuar për nevojat që i kanë.
Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa ministria në deklaratën e 9 majit tha se grupi i organizuar kishte qëllim sulme terroriste ndaj institucioneve të Maqedonisë.
Në këtë rast janë ngritur padi ndaj 33 personave
