Maqedoni
Paga mesatare në muajin maj ka qenë 22.071 denarë
28.07.2015 14:07
Neto paga mesatare mujore e paguar për një punëtor, në muajin maj të vitit 2015, arrin 22.071 denarë dhe paraqet rritje për 2,7 për qind...

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë rritja është rezultat, para së gjithash, në rritjen e neto-pagës mesatare mujore të paguar për një punëtor në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion për 15,8 për qind, aktivitete tjera shërbyese për 7,5 për qind dhe Aktivitete të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për 5 për qind.
Rritje të neto-pagës mesatare mujore në krahasim me muajin paraprak është vërejtur në sektorët: Aktivitet shkencore, kulturore dhe teknike për 6,1 për qind, art, argëtim dhe rekreacion për 5,4 për qind dhe Informacione dhe komunikime për 5 për qind.
Bruto-paga mesatare mujore e paguar për një punëtor në muajin maj të vitit 2015 arrin 32.393 denarë.
Në maj të vitit 2015, 1,6 për qind të të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë paga./mia
