Maqedoni

Komisioni për sistem politik pranon afatizimin e komisionit për lustrim

28.07.2015 14:29

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive etnike, pas leximit të dytë pranoi amandementet e propozuara nga deputetja opozitare...

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive etnike, pas leximit të dytë pranoi amandementet e propozuara nga deputetja opozitare, Roza Topuzova- Karevska, për afatizimin e komisionit për lustrim.
 
Sipas të pranishmëve në komisionin për system politik, komisioni për lustrim duhet të përfundojë me lëndët në afat të arsyeshëm prej dy vitesh, që nga dita e fuqizimit të ligjit.  
 
Në vend prej katër vitesh, maksimum dy vite do të jetë mandati i komisionit për verifikimn e fakteve, duke filluar nga 1 shtatori, kur edhe do të fllojnë ndryshimet ligjore, me çka procesi i lustrimit përfundon,  dhe lëndë të reja nuk do të hyjnë në procedurë.
 
“Nëse marrim parasysh se si deri më tani komisioni i ka kryer punët, mendoj se afati pakufi ju jep komoditet.  Ata të mbeten aty deri sa I parashef ligji, që mendoj se nëse nuk kanë cka të bëjnë, me të vërtetë nuk e di pse nevojitet komisioni, nëse ligji për lustrim është  shfuqizuar. Gjithsesi se ekziston një afat kohor, por mendoj se koha prej 2- 3 vitesh të ekzistimit të komisionit  është i arsyeshëm,  pra duke llogaritur  nga moment i fuqizimi të ligjit”, shprehet deputetja opozitare, Roza Topuzova- Karevska. 
 
Sipas propozuesve të propozim ligjit për shfuqizimin e ligjit për lustrim, Ilija Dimovski, Antonio Miloshovski, Talat Xhaferi dhe Rafis Haliti, Komisioni për lustrim do të vazhdojë të punojë deri sa të përfundojnë procedurat për të cilat është marrë vendim, respektivisht procedurat që janë në proces gjyqësor. 
 
NERMIN MULAKI