Maqedoni
Shenohet dita botërore e hepatitit
28.07.2015 15:25
28 koriku, shënon ditën botërore për të luftuar sëmundjen e hepatitit apo të njohur në popull si verdhëza...

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup për çdo vit rregjistrohen rreth 3 mijë e 500 paciente me këtë sëmundje. Deri në qershor të këtij viti janë evidentuar 1 mijë e 892 paciente që kanë një nga lojet e hepatitëve.
Mjekët apelojnë. Për më shumë sukëses dhe më pak pasoja mbi organizmit e njeriut, nevojitet zbulim i hershëm i sëmundjes.
“Kjo sëmundje në përgjethësi mund të kaloj edhe pa u paraqitur paraprekisht as një simptom karakteristik të hepatitit. Shpesh herë në fazën e parë të zhvilimit të saj te pacientet nuk paraqitet ngjyra e verdh në sy dhe në lekur dhe nuk kan urinë të errët. Për këtë arsye pacientet jo gjithmonë paraqiten në kohë te mjeku për të kërkuar ndihmë mjekësore. Fatëkeqësisht në të shumtën e rastëve hepatiti zbulohet vonë, atëherë kur sëmundja është shëndërruar në formë kronike”, shprehet infektologja Zhaklina Shopova.
Sëmundjet më të rrezikshme të hepatitit janë hepatiti i llojit B dhe C. Këto dy llojë të hepatitëve kryesisht po transmetohen përmes gjakut.Hepatiti C në të shumtën e rastëve në Maqedoni e posedojnë personat që konsumojnë drogë,thonë mjekët.
Ata kryesisht po infektohen përmes shiringave të pasterilizuara. Hepatiti B, i njohur si kancer i mëlçisë është më i rrezikshëm sepse i njëjti për pak kohë merr përmasa të mëdha dhe zgjerohet në atë mënyrë që në të shumtën e rastëve pacientet përfundojnë me vdekje.
Sipas të dhënave të klinikës për sëmundje infektive prej hepatiti B në Maqedoni vdesin nga 1 ose 2 pacient në vit, ndërsa në nivel botëror ky numër arijnë deri më 780 mijë persona të vdekur.
REXHEP QAMILI
