BDI: Kujt i pengon Shkupi si kryeqendër e arsimit shqip?

28.07.2015 16:00

BDI ka reaguar sot ndaj fushatës mediatike të ditëve të fundit, kundër idesë për themelimin Universitetit të dytë shtetëror në gjuhen shqipe me seli ne Shkup që partia shqiptare në pushtet e quan jo vetëm të pajustifikueshme, por edhe fushatë e cila për shumë elemente i ngjan asaj të qendrave intelektuale maqedone në 1994....

“Kjo fushatë thonë nga BDI, nxori në pah një të vërtete tjetër. Ajo se lufta mediatike dhe jo mediatike ndaj BDI-së  kohëve të fundit fare nuk ka të bëj me parime kombëtare e  politike, apo me interes  publik, por,  ajo është kryekëput  e nxitur për motive të ulta të interesit politik ditor dhe atij ekonomik dhe  motive që kanë të bëjnë me dëmtimin e indit politik shqiptar dhe promovimin e të a.q.  konceptit qytetar  i njohur si doktrina e Fërçkovskit, ku shqiptarët do jenë individë të "ndershëm" të subjekteve politike maqedonase. Ju bëjmë me dije se shqiptarët e kanë identifikuar këtë motiv të ulët politik dhe nuk do lejojnë të shkelen parimet e politikë bërjes në Maqedoninë e pas vitit 2001, në të cilën të drejtat individuale burojnë në kuadër të komunitetit që i takon, e jo duke qen shtojcë e ndershme e partive politike maqedonase. Dhe nëse ai komunitet ka vlerësuar se Shkupi do jetë gjithashtu qendër universitare shqiptare, nuk ka biznes qendër apo qendër politike që mund ta ndale atë. Dhe krejt në fund mos të harrojmë se  ashtu sic e kujtojmë sot pozicionin e secilit vizavi USHT-së, ashtu do ti kujtojnë gjeneratat e ardhshme pozicionet e subjekteve te ndryshme karshi themelimit te universitetit të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Maqedoni”, thuhet në reagimin e BDI-së.