Analistët për grupin e punës

Të përshpejtohet intensiteti dhe rritet përgjegjësia

28.07.2015 16:10

Intensiteti momental i aktivitetit të grupit punues nuk garanton përfundim të bisedimeve në afatet e dhëna kohore...

Kështu vlerëson analisti i çështjeve politike Naser Zyberi i cili për efikasitet të procesit sugjeron pjesëmarrjen edhe të ekspertëve. Ndërsa analisti Denko Malevski rikujton partitë politike të vetëdijësohe për përgjegjësinë serioze që kanë marë në krijimin e terenit për zgjedhje ferr dhe demokratike.

“Ky intensitet me të cilin ka filluar punën grupi punues nuk garanton ndonjë efikasitet dhe ekspeditivitet në kryerjen e bisedimeve. Në të ardhmen do të duhet grupi punues dhe grupet të jenë të kompletuara dhe në punën e tyre të kyçin edhe ekspertë për ekspertiza të ndryshme për fusha të caktuara për të cilat partitë politike mund të kenë mungesë të kuadrit“ – tha analisti politik, Naser Zyberi.

“Puna e grupeve të punës për marrëveshjen e përzhinos në të cilën do të shqyrtohen shumë tema serioze që kanë të bëjnë me përmirësimin e procesit zgjedhor është e një rëndësie të veçantë dhe besoj se partitë këtë do ta kenë parasysh“ – u shpreh analisti politik, Denko Malevski.

Dje grupi i punës me mbajtjen e takimit të parë diskutoi mbi kodin zgjedhor pa u dhënë shumë detaje. Sipas paralajmërive heshtja do të vazhdojë edhe gjatë takimeve tjera. Zyberi thotë se grupet e punës do të duhet të jenë më transparente për opinionin, ndërsa sipas Malevskit i rëndësishëm është produkti final.

“Kuptohet që nuk mund të shpalosen pozicionet partiake rreth temave konkrete por ajo që është temë bisede, ajo që do të jetë produkt final i negociatave, mund grupi punues dhe grupet punuese të jenë më të hapura ndaj opinionit, mediave dhe në përgjithësi qytetarëve të RM-së sepse në fund të fundit gjith ai produkt që do të del nga këto negociata i dedikohet qytetarëve të Maqedonisë” – tha analisti politik, Naser Zyberi.

“Nëse ata dalin në afatet e caktuara me rezultate dhe thonë se është arritur ajrtueshmëri ndaj punëve të caktauara, atëherë mendoj se opinion do të jetë i kënaqur nga puna e tyre në të kundërtën, janë apo jo të hapur, pa rezultat ata nuk mund ta arsyetojnë ekzistimin e tyre“ - u shpreh analisti politik, Denko Malevski.

Analistët thonë se në ndërkohë do të rritet presioni ndërkombëtarë mbi grupet e punës. Trysnia e shtuar do të vjen edhe nga opozita maqedonase pas kthimit të saj në parlament dhe me drejtimin e MPB-së, sociales KSHZ-së dhe komisionit për antikorrupsion me qëllim që qeveria të mos abuzojë  me resurset publike për të deformuar vullnetin e qytetarëve në procesin zgjedhor. (Meral Ismaili, TVM2)