Ideja e BDI-së, tradhëti kombëtare ndaj USHT-së
Idenë e hapjes së një Universiteti të ri Shtetëror, Rilindja Demokratike Kombëtare e trajton si tradhëti kombëtare ndaj institucionit të vetëm kombëtarë shqiptarë të USHT-së, ku për 20 vite radhazi është bë një sakrificë e madhe kombëtare, edhe me jetë njerëzish...

RDK thekson se ideja e BDI-së do të ishte e sinqertë vetëm nëse ndërmerrte iniciativë për rregullimin njëherë e përgjithmonë të USHT-së që tani numëron më shumë se 20 mijë studentë. Çdo ide tjetër për anashkalim të kësaj vatre arsimore, dhe themelimin e një universiteti tjetër fantom duhet cilësuar si tradhëti kombëtare dhe kjo ide do të mbajë vulën e BDI-së, thonë nga RDK.
Sakrifica dhe mundi 20 vjeçar i kësaj vatre arsimore kërkon angazhimin e gjith subjekteve politike për përmirësimin e cilësisë duke e eliminuar tërrësisht partizimin e kësaj vatre arsimore thuhet më tej në reagimin e RDK-së.
