Ngjarjet e Kumanovës

Sot prokuroria fillon marrjen e deklaratave

28.07.2015 16:40

Sot filloi zyrtarisht procesi i marrjes në pyetje të të akuzuarve nga aksionin policor në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë...

Të akuzuarit kërkuan kërkuan shtyrjen e seancës dëgjimore pasi konsiderojnë se gjëndja e tyre shëndetësore dhe psiqike nuk ëhstë e mirë.

Avokatët mbrojtës kanë parashtruar kërkesë për kontrole mjekësorë të disa prej klientëve të tyre por nuk kanë asnjë përgjigje. Avokatët ankohen  janë ankuar pasi  prokuroria deri tani nuk u ka afruar asnjë detal lidhur me përmbajtjen e aktakuzës me arsyetim se pa i grumbulluar deklaratat e të arrestuarve nuk mund te jepen detaje.

Marrja në pyetje e reth 30 të akuzuarve në aksionin policor në Kumanovë , do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

“Lënda është ende në fazën e hetuesisë, prokuroria ende nuk na i ka bërë të njohura provat dhe dëshmitë që i posedon kundër këtyre të akuzuarve, kundër këtyre të dyshuarve që kanë kryer vepra penale.. Ka ndryshime, sot na është bërë e njohur se ka ndryshim, veprat për të cilat ngarkohen mirëpo këto janë paushalle. Për ne janë paushalle se nuk janë ende të prezantuara provat. Kanë pas ankesa të shumta klientët dhe për disa Klient unë veçmë kam parashtruar kërkesë te gjykatësi i procedurës paraprake, bëhet fjalë për Sami Ukshini dhe Beg Bajra. Kam bërë kërkesë që t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor për të cilën kërkesë është i njoftuar edhe ministri i Drejtësisë dhe avokati i Popullit. Janë ndërmarrë disa veprime, ka pasur kontrolle, nuk ka përgjigje zyrtare a janë të aftë për të vazhduar procesi ndaj tyre” – tha avokatja mbrojtëse, Artene Ademi Iseini.