Tjetër tragjedi në Mesdhe

Mbytet Gomonia me 522 emigrantë, 13 të vdekur

28.07.2015 17:04

13 persona gjetën vdekjen kur një gomone me mbi 522 emigrantë nga Libia, u mbyt pranë brigjeve të Italisë....

Drejtuesit e mjetit lundrues lëshuan sinjalin e ndihmës dhe operacioni i menjëhershëm i shpëtimit, parandaloi emigrantët e tjerë të gjenin vdekjen në ujrat e Mesdheut.

Menjëherë në shpëtim të 522 emigrantëve ka mbërritur një anija Irlandeze,  cila ka realizuar evakuimin e tyre, në bashkëpunim me aktivistët e organizatës “Mjekët pa kufi”.

Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e vdekjes së 13 emigrantëve. Edhe dje në brigjet italiane e pikërisht në Kanalin e Sicilisë kanë zbarkuar rreth 1810 emigrantë të shpëtuar nga 5 operacione të ndryshme të rojes bregdetare italiane e të operacionit europian “Triton”.