Kinë, aksident në qendrën tregëtare

Prishet shkalla lëvizëse, vdes 30 vjeçarja

28.07.2015 17:15

Një grua vdiq pasi u dyshemeja metalike në majën e shkallës lëvizëse u shemb në një qendër tregtare në Kinë....

Pamjet tregojnë sesi paneli metalik shkëputet dhe në moment gruaja e identifikuar si Xiang Liujuan, 30 vjeç, menjëherë shtyn fëmijën e saj vetëm  2-vjeç ta shpëtojë, ndërsa vetë bie brenda duke gjetur vdekjen.

Incidenti në provincën Hubei shkaktoi mjaft zemërim tek qytetarët.

Punëtorët që ishin në krye të shkallës lëvizëse u përpoqën që ta shpëtojnë gruan, por ishte e pamundur. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen. Burime të pakonfirmuara deklaruan se punëtorët kishin bërë zëvendësimin e panelit, por kishin harruar ta fiksonin panelin e ri me vida.