Vrasje në Kumanovë

28.07.2015 17:21

Sot rreth orës 11.20 në rrugën " Tode Mendoll" në Lagjen e trimave në Kumanovë, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje që ka indinjuar kumanovarët...

Në këtë incident tragjik dhëndrri Beqir N., i cili supozohet të jetë nga Kosova, pas një zënke verbale me armë zjarri ka vrarë babain e gruas Riza A. ( 71 vjeç) kurse ka plagosur rëndë vëllain e saj Adnan A. ( 30 vjeç ) i cili përshkak të seriozitetit të plagëve është dërguar në klinikat e Shkupit.

Rastin e konfirmuan edhe nga SPB e Kumanovës. Valentina Nikollovska, zëdhënëse e SPB thotë se pas vrasjes, dorasi është arratisur në drejtim të panjohur, kurse autoritetet e rendit janë vënë në kërkim të tij.

Sipas informatave të para jozyrtare bëhet e ditur se shkak për incidentin kanë qenë raportet e prishura familjare, respektivisht sherri rreth asaj se me kë do të jetojë fëmiu i vogël, pas divorcit të Beqir N. me vajzën e Rizaut tashmë të ndjerë. (Nexhat Aqifi, TVM2)