Komisioni përfundoi debati për ribalancin

U pranua vetëm 1 nga 219 amandamentet e PDSH-së

28.07.2015 17:25

Komisioni amë ka përfunduar sot debatin për ribalancin e buxhetit, gjat të cilit ministri i financave Zoram Stavrevski ka pranuar vetëm një nga 219 amandamentet e propozuara nga partia shqiptare në opozitë PDSH....

Ministri Stavrevski pranoi amandamentin e propozuar për ndarjen e mjeteve në vlerë të 3 milion denarëve për rekonstuimin e  rezervoarit për ujë për pije në Kopanicë. Por deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu u shpreh se edhe pse ky amandament u pranua, vështirë se do të realizohet.

“Nuk është hera re parë që nga ndonjë projekt simbolik pranohet, por sinqerisht dyshoj që ky projekt do të realizohet, për shkak se edhe gjatë viteve të kaluara kështu është pranuar ndonjë projekt simbolik dhe në fund nuk është realizuar” – tha Bekim Fazliu nga rradhët e PDSH-së.  

Por ministri Stavrevski theksoi se proekti do të realizohet pasi është paraparë në projektin e rekonstruimit të rrjetit primar për fshatrat Rashçe dhe Llaskarcë të komunës së Sarajit.

“Mendimi im është se do të realizohet, për shkak se 500 mijë euro kemi dedikuar për rezervar dhe rrjetin primar për Rashçe dhe Llaskarcë. Domethënë kjo është përfshirë në një projekt më të madh, për atë pranove edhe amandamentin” – tha ministri i financave, Zoran Stavrevski.

Edhe amandamentet tjera të PDSH-së kishin të bënin me ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve në komunat shqiptare dhe institucionet kulturore shqiptare siç janë  ITKSH, teatri shqiptarë në Shkup dhe Tetovë. Edhe gjatë seancës së sotme munguan deputetët e partisë shqiptare në pushtet, BDI. (Ersan Pajaziti, TVM2)